Suharekë: Nënkryetarja Suka, kërkon nga drejtorët komunal angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve

14.10.2019

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve në Suharekë. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve Komual, ku është diskutuar për punët që janë duke u zhvilluar në Komunën e Suharekës. Nënkryetarja Suka e ka udhëhequr takimin, pasi kryetari Muharremaj ndodhet në Gjermani […]

Suharekë: Nënkryetarja Suka, kërkon nga drejtorët komunal angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve Foto: Ilustrim

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve në Suharekë.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve Komual, ku është diskutuar për punët që janë duke u zhvilluar në Komunën e Suharekës.

Nënkryetarja Suka e ka udhëhequr takimin, pasi kryetari Muharremaj ndodhet në Gjermani me punë zyrtare.


Nënkryetarja, është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve dhe që të përfundojnë me afat të paracaktuar.


Më pas, drejtorët kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre.