Çlirim Gashi
13.06.2019, 12:21

Suharekë: Nderohen dëshmorët dhe të rënët për lirinë e vendit

Aktivitetet e Ditës së Çlirimit – 13 Qershori, kanë filluar me delegacione të ndryshme që kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe te përmendoret e atyre që ranë për lirinë e vendit. 

Homazhe dhe nderime ka bërë edhe Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, me bashkëpunëtorë, tek dëshmorët dhe të rënët për liri.

Homazhe janë bërë tek varrezat në parkun e dëshmorëve si dhe te shtatorja e Besim Ndrecës, te shtatorja e Fadil Vatës, te përmendorja e Kenan Halimit, te lapidari i 500 martirëve të luftës, te shtatorja dhe te varri i ish kryetarit të Komunës Ukë Bytyçit, po ashtu homazhe janë bërë edhe në Carralevë dhe në Qafë te Duhlës.