Suharekë: Ndahen mirënjohje për gratë kontributdhënëse

08.03.2019

Komuna e Suharekës, përkatësisht nënkryetarja znj.Mihrije Suka, ka organizuar ceremoni festive me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas. Në këtë ceremoni kanë marrur pjesë femrat kontributdhënëse vite më parë, gratë e dëshmorëve si dhe femrat  e administrates së Komunës së Suharekës. Më pastaj ka folur nënkryetarja, organizatore e kësaj ceremonie, znj. Mihrije Suka, e […]

Suharekë: Ndahen mirënjohje për gratë kontributdhënëse Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës, përkatësisht nënkryetarja znj.Mihrije Suka, ka organizuar ceremoni festive me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas.

Në këtë ceremoni kanë marrur pjesë femrat kontributdhënëse vite më parë, gratë e dëshmorëve si dhe femrat  e administrates së Komunës së Suharekës.

Më pastaj ka folur nënkryetarja, organizatore e kësaj ceremonie, znj. Mihrije Suka, e cila i ka falënderuar zonjat që i’u kanë përgjigjur ftesës dhe se ndihet shumë e lumtur që Komuna jonë ka pasur potencial arsimor edhe në kohët e më hershme.

Ajo ka thënë se: “në shënimin e e ditës ndërkombëtare të gruar, 8 Marsin, sot kujtojmë dhe nuk duhet harruar asnjëherë lëvizjet e mëdha dhe sakrificat e grave në drejtim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike dhe politike, por për fat të keq disa edhe sot e kësaj dite ende i përjetojnë”.

Në fund, për më të merituarat, Komuna ka ndarë mirënjohje, dhe të cilat janë shprehur se janë shumë të kënaqura që kontributi i tyre nuk po harrohet.