09.08.2019, 8:38

Suharekë: Moti sot, temperaturat deri në 35 gradë celsius

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, vetëm sa janë duke u fuqizuar duke e mbajtur grafikun e temperaturave maksimale njëjtë me ditët e fundit.

Për sot, në Suharekë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, teksa indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet brenda kufijve të rrezikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe jugperëndimi.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për asnjë shtresë të popullatës, që nënkupton se shmangia nga rrezet e diellit nga ora 9-17 do të ishte e preferuar.

LEXO EDHE:  Asistenca sociale për 520 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar