12.08.2019, 17:55

Suharekë: Me rastin e festës së Kurban Bajramit, është shpërndarë mish për 200 familje

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit me rastin e festës së Kurban Bajramit është shpërndarë mish për familjet me kushte jo të mira.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë vendosur që për festën e Kurban Bajramit ti gëzojnë me nga 5 kilogramë mish 200 familje të Komunës së Suharekës.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, për 200 familje janë shpërndarë nga 5 kg mish, nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” me asistencën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj ka falënderuar anëtarët e shoqatës “Jetmiat e Ballkanit”, me të ciët Komuna e Suharekës po bashkëpunojnë në shumë segme për ata që kanë nevojë.

LEXO EDHE:  Asistenca sociale për 520 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar