17.06.2019, 14:01

Suharekë: Mbledhja e gjashtë për vitin 2019

Sot në Komunën e Suharekës u mbajt mbledhja e radhës e KPF-së.

U mbajt mbledhja e 6 (gjashtë) të rregullt për vitin 2019, të Komitetit për Politikë dhe Financa, me këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për vlerësimin e ofertave;

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit të ankesave;

4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-112-2174, tё datës 16.01.2018;

5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2020-2022.

U diskutua për të gjitha pikat dhe të njëjtat kanë kaluar për në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale.


Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.