Suharekë: Mbahet mbledhja e Këshillit të Drejtorëve

17.06.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve Komual, ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës. Kryetari, është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve. Takimin e ka udhëhequr […]

Suharekë: Mbahet mbledhja e Këshillit të Drejtorëve Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve Komual, ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës.

Kryetari, është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve.

Takimin e ka udhëhequr në vazhdim nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, sepse kryetari Muharremaj ka vazhduar me agjendën e tij në aktivitete tjera.

Më pas, drejtorët kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre, ku vlen të theksohet se nga drejtoria e Kulturës, u bë e ditur se aktivitetet e ditës së çlirimit kanë shkuar sipas agjendës dhe se nuk ka pasur asnjë incident.