Çlirim Gashi
10.05.2019, 14:50

Suharekë: Mbahet Akademia Përkujtimore për dëshmorët e Brigadës 60 “Kumanova”

Në Bibliotekën e qytetit të Suharekës, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore për 6 dëshmorët e kombit, Mehmet Lumi, Safet Kicaj, Esat Qarri, Safet Elshani, Naim Lubovci dhe Shaqir Tërshani.

Në këtë akademi ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili edhe e ka mbajtur një fjalë rasti ku ndër të tjerash tha: “Rënia e tyre për lirinë e vendit është kuntributi më i çmueshëm qëmund t’a shënoj historia më e re e Kosovës. Ne si institucione, duhet t’a bëjmë të pa mundurën që t’i nderojmë, respektojmë dhe t’i mbajmë gjallë vlerat tona kombëtarë”, tha ndër tjerash kyrtari Muharremaj.

U fol edhe për veprën heroike të Jetullah Qarrit-komandant Guri. Pjesëmarrës të kësaj akademie kanë qenë edhe familjarët e këtyre dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të UÇK-së, përfaqësues të partive politike dhe mysafirë të shumtë.

Akademia u përcoll me një film dokumentar të përgatitur për dëshmorët si dhe një këngë kushtuar dëshmorëve të kësaj brigade. Fjalë rasti ka pasur edhe kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, z.Xhavit Jashari.