Suharekë: Lista e diskutimeve publike rreth procesit të legalizimit të objekteve

21.10.2019

Komuna e Suharekës do të mbajë diskutime publike ku do ti informojë qytetarët rreth procesit të legalizimit të objekteve. Diskutimet do të fillojnë nga data 29.10.2019-05.11.2019. 29.10.2019 diskutimi do të mbahët më qytetarët e Bukoshit, Savrovës, Sopijë dhe Vraniq, në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri”, në Bukoshë duke filluar nga ora 13:30. Nërsa diskutimi i II-të […]

Suharekë: Lista e diskutimeve publike rreth procesit të legalizimit të objekteve Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës do të mbajë diskutime publike ku do ti informojë qytetarët rreth procesit të legalizimit të objekteve.

Diskutimet do të fillojnë nga data 29.10.2019-05.11.2019.

29.10.2019 diskutimi do të mbahët më qytetarët e Bukoshit, Savrovës, Sopijë dhe Vraniq, në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri”, në Bukoshë duke filluar nga ora 13:30. Nërsa diskutimi i II-të do të mbahët më banorët e fshatrave Mushtisht, Sallagrazhdë, Dubravë, Maçitev, Delloc, Dvoran dhe Popolan, duke filluar nga ora 15:00, në shkollën fillore “Edit Durham” në Mushtisht.

Kurse diskutimit i III-të dhe i IV do të mbahët më banorët e fshatrave Budakovë, Papaz, Vërshec, Krushicë e Epërme, Krushicë e Poshtme, Stravuçinë dhe Mohlan, më datë: 30.10.2019, duke filluar nga ora 13:30 në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë, ndërsa më banorët e fshatrave Duhël, Qandrak, Greiçec, Luzhnicë, Javorë dhe Bllacë, diskutimi do të mbahët në të njejtën ditë duke filluar nga ora 15:00.

Banorët e fshatrave Semetisht, Kastërc, Nishor dhe Breshancë, diskutimin rreth legalizmit të objekteve do ta mbajnë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Semetisht në ora 13:30, më datë 31.10.2019, e në të njejtën datë banorët e fshatrave Studenqan, Nëpërbisht, Reshtan, Dobërdelan dhe Samadrexhë do të mbajnë diskutimin publik në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Studenqan, duke filluar nga ora 15:00.

Diskutimi i VII-të do të mbahët më banorët e fshatrave Peqan dhe Sllapuzhan, në shkollën fillore “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan duke filluar nga ora 13:30, më datë 01.11.2019. Ndërsa më banorët e fshatit Gjinoc, Gelancë, Greikoc, Tërrnje dhe Leshan do të mbahët diskutimi publik duke filluar nga ora 15:00 në shkollë fillore “Migjeni” në Gjinoc.

Më datë: 04.11.2019, do të mbahët diskutimi publik më qytetarët e Suharekës, Reqanit dhe Shirokës, te Salla e Asamblesë Komunale Suharekë duke filluar nga ora 13:30. Kurse diskutimi i X-të dhe i fundit do të mbahët në zonën industriale-Bizneset, duke filluar nga ora 13:30 te Salla e Asamblesë Komunale Suharekë, më datë: 05.11.2019.