Çlirim Gashi
11.06.2019, 14:56

Suharekë: KKSB me rekomandime rreth sigurisë gjatë sezonit veror

Sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutua për sigurinë gjatë sezonit veror.

Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot në mes tjerash u diskutua edhe për  disa pika të rendit të ditës.

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantët; 3.Lëmoshë-kërkuesit; 4.Parapërgatitja dhe vetëdijësimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror dhe 5. Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave. Pas diskutimeve që u bënë dhe pas sqarimeve, u dhanë edhe disa rekomandime.

Për pikën 2 Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantët, u dha rekomandimi që të kërkohet nga prindërit që mos ti lejojnë maturantët të vijnë me veturë në mbrëmjen e maturës, ndërsa për pikën 3.Lëmoshë-kërkuesit, u tha që ku të hasën lemosh-kërkuesit të lajmërohet policia dhe të largohen nga vendi.

Ndërsa për pikën 4. Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror, rekomandimet – Të shtohet numri i zjarrfikësve, të jepet apel për kujdesje ndaj zjarreve dhe të lajmërohen pishinat që në raste emergjente të furnizohen zjarrefikësit me ujë.