Fationa Kabashi
17.06.2019, 13:00

Suharekë: Karnevalin ”Golden Eagle” e përkrah edhe kryetari Bali Muharremaj

Komuna e Suharekës përkrah aktivitetin e karnevalit “Golden Eagle”.

Pronari i kompanisë Golden Eagle, z.Shaqir Palushi dhe dy përfaqësues nga kjo kompani, kanë ardhur në zyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, për të diskutuar për aktivitetin kulturor, karnevalin “Golden Eagle”, i cili tashmë do të mbahet për herë të dytë në Suharekë.
z.Palushi, ka kërkuar nga kryetari Muharremaj, mbështetje morale për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. 


Kryetari Muharremaj, i’a ka ofruar të gjithë kapacitetin e tij personal dhe të Komunës së Suharekës, që ky aktivitet kulturor, që tashmë do të bëhet tradicional, të përfundoj si është më së miri.


Pjesë e takimit kanë qenë edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, të cilët do të jenë të gatshëm për mbarëvajtje si dhe drejtorë komunal nga Komuna.
Karnevali “Golden Eagle”, mbahet më 22 Qershor, ditë e Shtune, duke filluar nga ora 17:00.

LEXO PO ASHTU:  Fshatit Bukosh po i rregullohet infrastruktura rrugore