28.08.2019, 11:28

Suharekë: Gjithçka gati për fillimin e ri të vitit shkollor

Drejtori Bytyqi takon drejtorët e të gjitha shkollave të Komunës së Suharekës.

Drejtori i Arsimit i Komunës së Suharekës Remzi Bytyqi, sot ka takuar të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës sonë, me të cilët ka bashkëbiseduar për fillimin e vitit të ri shkollor që do të filloj më 2 shtator 2019.


Drejtori Bytyqi, e ka hapur takimin ku ka falënderuar të gjithë drejtorët për pjesëmarrje dhe ka kërkuar nga secili veç e veç të deklarohet se a janë gati të gjithë për një fillim-vit të mbarë shkollor.


Poashtu, ai ka kërkuar nga drejtorët që në vitin e ardhshëm shkollor, të këtë cilësi maksimale, rend dhe rregull nëpër shkolla dhe në asnjë mënyrë të mos mungoj ambienti i pastër në shkolla të Komunës së Suharekës.

LEXO EDHE:  Sot u mbajt puntoria për legalizimin e objekteve pa leje në Suharekë


Të gjithë drejtorët janë deklaruar se janë të gatshëm që t’a fillojnë vitin e ri shkollor, me të gjitha parapërgatitjet, duke mos i përjashtaur disa probleme të vogla teknike në 3 apo 4 shkolla që janë duke u renovuar, por të cilat shkolla do të jenë gati për fillim-vit, më 2 shtator.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.