Suharekë: Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari shpërndanë pajisje bujqësore për fermerë

13.11.2019

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, sot ka implementuar projektin “Furnizim me pajisje në prodhimtarinë blegtorale dhe bletare”. Përfitues në këtë projekt janë 54 fermerë, ku u janë shpërndarë 28 makina mjelëse për lopë qumështore, 24 centrifuga për vjeljen e mjaltës dhe 2 inkubatorë për qeljen e zojve. Qëllimi i projektit është aplikimi i […]

Suharekë: Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari shpërndanë pajisje bujqësore për fermerë Foto: Ilustrim

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, sot ka implementuar projektin “Furnizim me pajisje në prodhimtarinë blegtorale dhe bletare”.

Përfitues në këtë projekt janë 54 fermerë, ku u janë shpërndarë 28 makina mjelëse për lopë qumështore, 24 centrifuga për vjeljen e mjaltës dhe 2 inkubatorë për qeljen e zojve.

Qëllimi i projektit është aplikimi i teknikave dhe teknologjive të reja në ngritjen e kualitetit dhe kuantitetit në prodhimtarinë bujqësore.

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së këtyre paisjeve, prezente ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, e cila ka mbajtur një fjalë rasti dhe ka motivuar fermerët që të merren me bujqësi sepse përkrahja nuk do t’i mungojë asnjëherë, sidomos gjinisë femrore.