Suharekë: Arinjët po i dëmtojnë pronat bujqësore, blegtorinë dhe bletarinë

14.06.2019

Sot u mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale në komunën e Suharekës. Në takimin e radhës për koordinim lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, e cila edhe e udhëheq takimin, në mes tjerash ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë […]

Suharekë: Arinjët po i dëmtojnë pronat bujqësore, blegtorinë dhe bletarinë Foto: Ilustrim

Sot u mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale në komunën e Suharekës.

Në takimin e radhës për koordinim lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, e cila edhe e udhëheq takimin, në mes tjerash ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku si aktivitet kryesor, ka përmendur kremtimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Suharekës.

Nënkryetarja Suka ka ngritur edhe një shqetësim të banorëve të zonave malore se arinjt po i’a dëmtojnë pronat e tyre bujqësore dhe blegtorinë e bletarinë.


Ndërsa për gjendjen e sigurisë ka raportuar, përfaqësuesi policor në Suharekë, kapiten Haxhi Kabashi i cili e ka vlersuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë, duke shtuar se kemi pasur këto raste: 2 aksidente trafiku, 2 vjedhje dhe 1 raport për telefon mobil të vjedhur.
Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se janë duke e përgatitur përpilimin e planit 4 veçar të veprimit për transparencë.


Dhe në fund ka raportuar përfaqësuesi i KFOR-LMT, i cili ka thënë se java ka qenë e qetë, duke shtuar se kanë qenë pjesë e aktivitetit të 13 Qershorit, ditës së çlirimit të Suharekës, si dhe ka njoftuar për 20 vjetorin e qëndrimit të KFOR-it në Kosovë.