Suhareka territori më i përshtatshëm për të prerë drunjtë në mënyrë ilegale

05.10.2019

Jemi në muajin tetor, ku temperaturat kanë filluar të bien dhe të mbizotërojë mot i ftohtë, në këtë kohë Kosova përballet me shkatërrimin e madh të pyjeve. Ndërsa shitja e drunjëve po shihet si një biznes i mirë nga kosovarët sidomos kur temperaturat fillojnë të bien në tërë vendin. Për ata persona të cilët drunjtë […]

Suhareka territori më i përshtatshëm për të prerë drunjtë në mënyrë ilegale Foto: Ilustrim

Jemi në muajin tetor, ku temperaturat kanë filluar të bien dhe të mbizotërojë mot i ftohtë, në këtë kohë Kosova përballet me shkatërrimin e madh të pyjeve.

Ndërsa shitja e drunjëve po shihet si një biznes i mirë nga kosovarët sidomos kur temperaturat fillojnë të bien në tërë vendin.

Për ata persona të cilët drunjtë i presin ilegalisht gjobat e mundshme për ta janë nga 400 euro deri në 5000 euro.

Sipas disa të dhënave dëmi total i shkatërrimit të pyjeve është 14,701.97 m3, kjo vetëm në periudhën janar-gusht 2019, por nëse e shprehim në vlerë monetare i bie që dëmi total është 472,574.21 euro.

Besim Zogu, Drejtor i Drejtoratit  Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, për IndeksOnline ka thënë se gjendja e pyjeve nuk është e mirë për disa faktorë.

“Buxheti i ulët që ndahet nga shteti për këtë sektor, numri i vogël i rojtarëve të pyllit në raport me sipërfaqen pyjore dhe situatën e funksionimit të Institucioneve tjera. Numri i vogël i Inspektorëve të pyjeve, Parashkrimi i madh i lëndëve si pasojë e mos angazhimit adekuat nga  Gjykatat, mos ekzistimi  i alternativave tjera për ngrohje. Mos koordinimi në masën e duhur i politikave ndër sektoriale dhe ndër institucionale ku vendimet e pa analizuara mirë nxisin presion në pyje”, ka thënë ai.

E komuna e Suharekës dhe Ferizajit po del të jetë territori më i përshtatshëm për të prerë durnjtë në mënyrë ilegale.

Ndryshe furnizimi i qytetarëve për nxejmje me drunjë fillon që nga muaji korrik.

Nga korriku deri në gusht, Zogu bëri të ditur se janë ushtruar kontrolla të ashpërta në tregje.

“Inspektorati Qendror i pylltarisë dhe Gjuetisë Agjencioni Pyjor i Kosovës për periudhën janar-shtator,2019   janë  ushtruar, 890 kontrolla, janë hartuar, 577 procesverbale, janë nxjerrë, 46 vendime, janë inicuar  69   fletëparaqitje kundërvajtëse  dhe 12 penale si dhe vetëm brenda tre muajve korrik-shtator  në  bashkëpunim me Policinë dhe njësitin për reagim  të shpejtë janë ushtruar kontrolla në tregjet, Rogovë- Gjakovë ku janë sekuestruar, 5 kamiona  me masë drunore, në Podujevë, 11 traktora dhe një kamion me masë drunore , në Malishevë dy kamiona me masë  drunore , në Vushtrri me datë  30.08.2019 kemi sekuestruar 24 traktora me masë drunore si dhe në Ferizaj me datë, 26.09.2019 katër ngarkesa me masë drunore”, ka thënë Zogu.

Ai ka thënë se shqetësuese mbeten politikat ndëshkimore për këto vepra penale që aplikojnë Gjykatat në vend.

“Por edhe më shqetësuese është numri i lëndëve të hedhje poshtë të procedurave nga gjykatat për shkak të parashkrimit relativ apo apsolut ku vetëm në vitin , 2018 kemi pasur 81 lëndë të parashkruara  dhe në  krahasim me vitin, 2017 kemi rritje e jo zvogëlim të  kësaj dukurie”./IndeksOnline/