Herolind Bytyçi
03.04.2019, 10:31

Suhareka përfaqësohet denjësisht në Panairin e Punës

Në Panairin e Punës që po mbahet në Prizren këtë vit Komuna e Suharekës u përfaqësua nga tri kompani.

Hallka Marketing Agency, Fabrika e Mobileve “Te Naseri” dhe Ujë Pika kanë prezentuar vendet e lira të punës që ofrojnë.

Herolind Bytyçi pronar i Hallka – Marketing Agency në një bisedë me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka prezentuar ministrit vendet e lira të punës dhe njëkohësisht edhe një video të aktiviteteve në Komunën e Suharekës.

Nga biseda me ministrin u theksua edhe roli i bizneseve të Suharekës në zhvillimin ekonomik.

Driton Gashi përfaqësues i Fabrika e Mobileve “Te Naseri” tha se edhe këtë vit si viteve të kaluara pjesëmarrja jonë në Panairin e Punës ka dëshmuar përkushtimin tonë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Me ministrin z.Skënder Reçica biseduam lidhur me ndikimin e fabrikës sonë në zhvillimin ekonomik.