Suhareka e Prizreni pajtohen për demarkacionin

21.03.2019

Të mërkurën, autoritet komunale të Komunës së Suharekës dhe të Prizrenit, u pajtuan për ndërmarrjen e masave të duhura ligjore për demarkimin apo caktimin e vijës ndarëse mes tyre. Sipas, autoriteteve të Komunës së Prizrenit, ky hap ka qenë i nevojshëm, sepse 40 hektarë, kanë gravituar në Komunën e Suharekës, por në fakt ato ndodhën […]

Suhareka e Prizreni pajtohen për demarkacionin Foto: Ilustrim

Të mërkurën, autoritet komunale të Komunës së Suharekës dhe të Prizrenit, u pajtuan për ndërmarrjen e masave të duhura ligjore për demarkimin apo caktimin e vijës ndarëse mes tyre.

Sipas, autoriteteve të Komunës së Prizrenit, ky hap ka qenë i nevojshëm, sepse 40 hektarë, kanë gravituar në Komunën e Suharekës, por në fakt ato ndodhën në territorin e Prizrenit.

Megjithatë, në mënyrë që të merrë fund kjo praktikë, pronarët kanë mundësi t’i nxjerrin listat poseduese si të Komunës së Suharekës po ashtu edhe të Komunës së Prizrenit, kështu deklaroi nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj.

Memaj bëri të ditur se Komuna e Prizrenit dhe ajo e Suharekës kufirin ndarës e kanë tek fshati Malësi e Re.

Kjo është arsyeja që një delegacion i Komunës së Prizrenit, qëndroi në Komunën e Suharekës për shkak të gjetjes së një zgjidhjeje për vijën ndarës mes komunave.

Po ashtu, Memaj tha se: “Meqë ka qenë pronë e Komunës së Prizrenit, kryetari i Komunës së Suharekës me neve ka rënë dakord që ajo pronë me u bart në Komunën e Prizrenit, pasi që është territor i yni”.

“Komuna e Prizrenit dhe ajo e Suharekës kufirin ndarës e kanë te fshati Malësi e Re. Një pjesë e pronave, diku rreth 40 hektarë, kanë gravituar në territorin e Komunës së Suharekës, por faktikisht janë në territorin e Komunës së Prizrenit. Edhe listat poseduese ka pasur raste që pronarët i kanë nxjerrë në dy komuna, në Prizren e Suharekë. Meqë ka qenë pronë e Komunës së Prizrenit, kryetari i Komunës së Suharekës me neve ka rënë dakord që ajo pronë me u bart në Komunën e Prizrenit, pasi që është territor i yni”, ka thënë Memaj.