23.08.2019, 21:59

Studençan: Biznesmeni nga Zvicra dhuron shtëpi për një familje

Karvanit të “Jetimave të Ballkanit” i është bashkangjitur edhe një biznesmen shqiptar nga Zvicra.

Arti Qelaj që jeton dhe vepron në Zvicër ka mbuluar të gjitha shpenzimet për ndërtimin e një shtëpie të re për një familje skamnore nga fshati Studençan.

Lajmin e ka bërë të ditur humanisti, Halil Kastrati përmes profilit të tij në Facebook, ku Kastrati ka uruar për shtëpinë e re dhe ka falënderuar investitorin.

“Rast shume i rende dhe prekes i Qerim Kabashi nga fshati Studenqan i Suharekes. Me nenen dhe vajzen e semure Qerimi jetonte edhe ne kushte shume te renda. Donator i vetem i kesaj shtepije eshte Arti Qelaj me banim ne Zvicer. Familja shtepine e gezofte dhe donatorin Zoti e shperblefte” thuhet në njoftimin e Halil Kastratit.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.