Sot, mot pranveror në Suharekë

24.03.2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e […]

Sot, mot pranveror në Suharekë Foto: Hallka - Marketing Agency

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius.

Po ashtu, edhe në Komunën e Suharekës do të mbizotërojë moti i ngrohtë, ku temperatura do të lëvizin nga 8 deri në 24 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.