16.07.2019, 9:18

Sot Kryeministri Haradinaj në Suharekë, viziton edhe bizneset

Kryeministri Ramush Haradinaj pasditen e sotme do të zhvilloje një vizitë pune në Komunën e Suharekës.

Fillimisht, shefi i ekzekutivit kosovar do të ndalet në Komunën e Suharekës në ora 14:00. Më pas, ai do të vizitojë fabrikën e këpucëve “Solid” në këtë komunë.

Po ashtu, Haradinaj do të vizitojë fabrikën e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti”.

Ndërsa në përfundim të vizitës së tij, në ora 16:00 është paraparë edhe një takim me bizneset e Suharekës në zonën industriale në shkollën profesionale.

LEXO EDHE:  As gjobat nuk po kryejnë punë, 34 aksidente brenda 24 orëve
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.