30.10.2019, 19:12

Sot DUP vazhdoi me debatin e tretë dhe të katërt publik në Budakovë dhe Duhël rreth Legalizimit të objekteve

Sot Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim vazhdoi me debatin e tretë dhe të katër publik në Budakovë dhe Duhël rreth Legalizimit të objekteve.

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim mbajti dy takime me qytetarë për t’i informuar rreth procesit të legalizimit.

Para të pranishmeve në pika të shkurtra u prezantuan fazat nëper të cilat kalon ky proces dhe përfitimet që sjellë legalizimi i objekteve.

Të pranishmit kanë dhënë vërejtjet dhe komentet e tyre ndërsa nga DUP u shpërndanë fletushka dhe formularë aplikimi.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.