Si do të jetë moti në Suharekë të premten dhe të shtunën?

03.10.2019

Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend pasditen e sotme, ditëve në vijim do të mbajë mot më i ftohtë, me temperatura ndjeshëm nën vlera mesatare. “Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe pas mesnate, deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, e më pas pritet të mbajë mot kryesisht […]

Si do të jetë moti në Suharekë të premten dhe të shtunën? Foto: Ilustrim

Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend pasditen e sotme, ditëve në vijim do të mbajë mot më i ftohtë, me temperatura ndjeshëm nën vlera mesatare.

“Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe pas mesnate, deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, e më pas pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira”, parashikon PW.

Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se “në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe diell, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmjen e së shtunës”.

Parashikimi për datat 4-5 tetor:

4.10.2019 – Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e shiut. DItën më ftohtë, kryesisht me vransira, e në mbrëmje priten kthjellime. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-11m/s. Indeksi UV: 1.

5.10.2019 – Në mëngjes ftohtë. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 4.