Si askush, Muharremaj lë anash partinë, fton kandidatët në mbjelljen e drunjëve dekorativ

01.10.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, e ka marrë seriozisht që Suhareka të dalë komuna më e pastër në Kosovë. Ai përmes një shkrimi ka ftuar të gjithë kandidatët që garojnë nga Komuna e Suharekës pa dallim partie që ti bashkangjiten në mbjelljen e mbi 3000 drunjëve dekorativ. “Të nderuar kandidat/e për deputetë nga të gjitha […]

Si askush, Muharremaj lë anash partinë, fton kandidatët në mbjelljen e drunjëve dekorativ Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, e ka marrë seriozisht që Suhareka të dalë komuna më e pastër në Kosovë.

Ai përmes një shkrimi ka ftuar të gjithë kandidatët që garojnë nga Komuna e Suharekës pa dallim partie që ti bashkangjiten në mbjelljen e mbi 3000 drunjëve dekorativ.

“Të nderuar kandidat/e për deputetë nga të gjitha subjektet politike në Therandë, të cilët garoni në këto zgjedhje.

Si kryetar i Komunës së Therandës ju ftoj pa dallim, që nesër nga ora 10:00 t’i bashkangjiteni aksionit të madh të mbjelljes së drunjëve dekorativ, i cili fillon nga udhëkryqi që lidhë fshatrat Mushtisht, Savrovë, Dubravë dhe Sallagrazhdë.

Komuna është e të gjithëve pa dallim dhe natyrisht secili mund të kontriboj në ambient për të ardhmen përmes këtij aktiviteti” thuhet në thirrjen e Muharremajt.