Shkolla Fillore e fshatit Studençan nga sot me pajisje laboratorike moderne për Kimi dhe Fizikë

02.10.2019

Nga sot Shkolla Fillore “Kongresi Manastirit” në fshatin Studençan të Suharekës, do të kenë pajisje laboratorike moderne për lëndët Kimi dhe Fizikë. Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar pajisjen me aparaturat më moderne për laboratorët të lëndëve Kimi dhe Fizikë në Shkollat Fillore. Por nuk do të jetë vetëm kjo shkollë […]

Shkolla Fillore e fshatit Studençan nga sot me pajisje laboratorike moderne për Kimi dhe Fizikë Foto: Ilustrim

Nga sot Shkolla Fillore “Kongresi Manastirit” në fshatin Studençan të Suharekës, do të kenë pajisje laboratorike moderne për lëndët Kimi dhe Fizikë.

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar pajisjen me aparaturat më moderne për laboratorët të lëndëve Kimi dhe Fizikë në Shkollat Fillore.

Por nuk do të jetë vetëm kjo shkollë fillore, sipas Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj nga tani e tutje do të ketë kësi lloj pajisje edhe në shkollat fillore të tjera të kësaj Komune, me qëllim që të ketë cilësi sa më të mirë në arsim.

Kështu, sot kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit z. Remzi Bytyçi, kanë shpërndarë aparatura në SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Studençan.