08.11.2019, 19:37

Sheshi i Qytetit, LDK e Suharekës kërkon seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e degës së LDK-së në Suharekë në mbledhjen e saj të rregullt, veç tjerash diskutoi edhe për shqetësimet e qytetarëve që kanë të bëjnë me kaosin e shkaktuar ditëve të fundit në qendër të qytetit.

Fillimi i punimeve ne Sheshin Qëndror në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, në këtë kohë të papërshtatshme klimatike, është një veprim i ngutshëm. Në vend se t’u shërbejë qytetarëve, përkundrazi ai i dëmton skajshmërisht ata.
Bizneset dhe qarkullimi do të ngulfatën nga bllokada, kurse ekspertët e komunikacionit tërheqin vërejtjen për mundësitë e rritjes së rrezikut të lëvizjes së lirë edhe për rastet emergjente.

Është e pa pranueshme që të bllokohen bizneset dhe qytetarët dhe mos t’i jepet alternativë qarkullimit të automjeteve, përderisa një gjë e tillë është e mundur.

LEXO EDHE:  Rritet siguria për qytetarët e Komunës së Suharekës

Kryesia e degës së LDK-së në Suharekë, kërkon nga organet kompetente përgjegjësi institucionale për çdo veprim që ka të bëjë me interesat e qytetarëve!

Me këtë rast Kryesia e Degës mori vendim që të inicohet mbledhja e jashtzakonshme e Asamblesë Komunale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.