Semetisht: Apelohet për kujdes nga shembja e dheut

23.08.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi ka apeluar banorët e fshatit Semetisht që të kenë kujdes nga shembja e dheut. Ky apelim nga Kryetari Muharremaj erdhi pasi që tek Ura e Semetishtit ka rrezik për shembje masive të dheut, e cila mund ta bllokoj rrugën. Organet kompetente kanë vëzhguar sot situatën […]

Semetisht: Apelohet për kujdes nga shembja e dheut Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi ka apeluar banorët e fshatit Semetisht që të kenë kujdes nga shembja e dheut.

Ky apelim nga Kryetari Muharremaj erdhi pasi që tek Ura e Semetishtit ka rrezik për shembje masive të dheut, e cila mund ta bllokoj rrugën.

Organet kompetente kanë vëzhguar sot situatën dhe se do të veprohet sipas mundësive, duke e indentifikuar vendin dhe më tutje do të punohet në sanimin e gjendjes.

“Apelojmë tek qytetarët që të kenë kujdes dhe për çdo gjë gjatë kohës, ti njoftojnë institucionet përkatëse”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.