07.11.2019, 10:38

Reshjet e shiut, nuk përjashtohet mundësia e vërshimeve

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka komentuar motin e lig me shi që ka nisur të mbretëroje në vendin tonë, duke mos e përjashtuar mundësinë e vërshimeve.

“Paralajmërimi i Sektorit të Hidrologjisë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) për mundësinë e vërshimeve të shpejta për shkak të reshurave të shiut që do përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim, duhet të merret seriozisht nga institucionet emergjente të Republikës së Kosovës, me qëllim marrjen me kohë të masave të duhura preventive, ashtu që dëmet e mundshme në rast të këtyre vërshimeve të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Ahmeti.

LEXO EDHE:  Moti për dy ditët e ardhshme në Suharekë

Ndryshe, mot i lig po merr edhe në Shqipëri, ku disa qytete tashmë janë vërshuar nga uji.

Kujtojmë që vitin e kaluar nga reshjet e shumta të shiut në vend nuk ngelën pa pësuar edhe shumë rajone në Kosovë.

Si pasojë e këtyre reshjeve vërshimet nuk munguan e që nuk mbeti hiq më mirë as Suhareka. Madje nga vërshimet uji edhe është futur në shumë shtëpi e shumë lokale të banueshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.