14.08.2019, 21:26

Reshjet e shiut, disa fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë

Vala e të nxehtit e cila kishte përfshirë vendin tonë tash e sa ditë duket se ka marrë fund pasditen e sotme  (e mërkurë 14 gusht).

Në shumicën e komunave të Kosovës ka filluar të ketë reshje shiu, shkarkime rrufesh si dhe në disa vende raportohet të ketë edhe erë më të fortë.

Në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan, Suharekë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë  temperaturat kanë pësuar ndryshime rreth orës 16:00.

E siç duket erërat e forta kanë shkaktuar dëme në furnizim me energji elektrike në disa qytete të Kosovës përfshi këtu edhe disa fshatra të Komunës së Suharekës.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Deri më tani bëhet e ditur se fshatrat Sopijë, Mushtisht, Dubravë, Tërrnje, Leshan në pjesë të ndryshme janë jashtë furnzimit me energji elektrike.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë

Zyrtarët e KEDS-it lidhur me këtë çështje, ku është thënë se arsyeja pse nuk ka pasur rrymë në disa qytete është për shkak motit të ligë.

“Ka prishje për shkak te motit te lig, i shoqëruar me erëra te forta. Ekipet e KEDS’it janë ne terren duke i sanuar ato” kanë bërë të ditur zyrtarët e KEDS-it.