31.10.2019, 9:46

QKMF Suharekë: Deri më 11 nëntor mamografia falas

Tetori njihët si muaji i vetëdijësimit kundër kacerit të gjirit. Në kuadër të fushatës vetëdijësuese kundër kancerit të gjirit, Komuna e Suharekës përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me zyrtaren për barazi gjinore ka organizuar aktivitete të ndryshme.

Ndër aktivitet kryesore që nga fillimi i muajit Tetor ka filluar ofrimi i shërbimit falas për Mamografi që ka vazhduar deri më 31 Tetor.

E për nder të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Qendra e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka zgjatur afatin e kryerjes së skreningut për të gjitha gratë mbi moshën 45 vjeçare deri më 11 Nëntor.

Mamografia falas mund të bëhet në QKMF Suharekë deri më 11 Nëntor.

LEXO EDHE:  Suharekë: Komuna ndan 220 mijë euro për renovimin dhe mirëmbajtjen e lapidarëve
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.