27.08.2019, 15:18

QKMF e Suharekës bëhet me autoambulancë të re

Komuna e Suharekës në muajin maj të këtij vitia ka hapur procedurat tenderuese për furnzimim me autoambulancë dhe paisje shtesë për autoambulancë.

Sipas dosjes së tenderit autoambulanca dhe paisjet shtesë parashihet që Komunës së Suharekës ti kushtojnë deri në 40,000.00 euro.

E në bazë të kontratës me operatorin ekonomik vlera e nënshkruar është 37,890.00 euro.

Përveç autoambulancës Komuna e Suharekës ka kërkuar që vetura të ketë edhe rregullim të brendshëm(interieri), nxemje shtesë prapa te hapsira e pacientit, ftohje shtesë prapa te hapsira e pacientit, dritat rotative me zë, mbishkrimi AMBULANCË, muri ndarës me shiber xham, sistemi për airosje me ventilator në kulm, muri i majtë i dhomës i ndarë për ruajtjen e barnave dhe paisjeve për intervenim, shtrati lëvizës për transport të pacientit, stativa për vendosjen e infuzionit, bocë oksigjeni(një) 10L me manometër, dy ulëse për përcjellësit e pacientit, mekanizmi elektrik 220V për kyçje të paisjeve elektrike, sistem i përshtatshëm ndriçimi në dhomën e pacientit, dyshemeja antibakteriale, aparat për shuarjen e zjarrit, paisjet për trafik komplet, set për imobilizim të pacientit, defibrillator, aspirator, barel 2 pjesëshe e tëra metalike(mostër QKMF), tensiometer.

LEXO EDHE:  Artan Sallauka nga Budakova me projekt për ta futur Kosovën në UNESCO, synohet punësimi i 2 mijë personave

E pranimin e autoambulancës së re e ka konfirmuar edhe stafi i QKMF-së në Suharekë. Me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve urgjente shëndetësore dhe ofrimin sa më të shpejtë dhe profesional të ndihmës në intervenimet e shpejta QKMF Suharekë, sot realizoi projektin e radhës-Furnizim me një Autoambulancë për nevojat e Urgjencës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.