Po vazhdon dinamika e punëve në Komunën e Suharekës

22.05.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot qysh në mëngjes e ka vizituar Shirokën, ku te pjesa e nënkalimit po rregullohet hapsira  e cila do të gjelbërohet. Ai gjatë takimit me punëtorët është shprehur: “Në Shirokë vazhdon puna në rregullimin e hapsirave publike, në mënyrë që në të ardhmen të kemi një pamje më […]

Po vazhdon dinamika e punëve në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot qysh në mëngjes e ka vizituar Shirokën, ku te pjesa e nënkalimit po rregullohet hapsira  e cila do të gjelbërohet.

Ai gjatë takimit me punëtorët është shprehur: “Në Shirokë vazhdon puna në rregullimin e hapsirave publike, në mënyrë që në të ardhmen të kemi një pamje më të mire”.

Po ashtu kryetari Muharremaj tha se: “Natyrisht që më tutje bashkë duhet ta ruajmë dhe mirëmbajmë atë”.

Vlen të theksohet se shumë projekte që janë në realizim e sipër, kanë filluar t’a marrin epilogun, pra janë drejt përfundimit dhe se Komuna e Suharekës si tërësi territorial do të merr pamje tjetër.