02.09.2019, 11:09

Përurohet shkolla ”Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërrnje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i shoqëruar më Ministrin në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, zyrtarë komunal, drejtorin e shkollës, mësimdhënes, nxënës dhe banor të fshatit, sot në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020 kanë bërë përurimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Vaso Pashë  Shkodrani” në fshatin Tërrnje.

Ministri në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, u zotua se këtë shkollë do ta pajisin edhe me mjete të reja që t’ua lehtësojë punën nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Vërtet sot është festë e madhe edhe për Suharekën dhe për krejt Kosovën , sepse sot po fillon viti i ri shkollor , dhe po fillohet mësimi në një objekt të ri. Në fillim kur kemi biseduar për hapjen e kësaj shkollë të re kemi pas frikë, por tani ajo frikë u kthye në gëzim, sepse nxënësit po fillojnë mësimin në një shkollë të re. Nga zemra uroj gjithë qytetarëve të Suharekës dhe banorëve të fshatit për hapjen e kësaj shkolle. Andaj  neve si ministri na mbetet  që këtë shkollë ta pajisim me mjete shkollore që ti’a bëjmë punën më të lehtë nxënësve dhe mësimdhënësve”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nxënësve të këtij fshati u uroi ditën e parë të mësimit të këtij viti shkollor.

“Më vjen mirë që sot kjo shkollë po bashkon gjitha partitë politike. Ky është buxhet i Komunës, falënderoj gjithë që janë prezent sepse kjo shkollë po bëhet realitet dhe premtimet po realizohen 100%”

LEXO EDHE:  Artan Sallauka nga Budakova me projekt për ta futur Kosovën në UNESCO, synohet punësimi i 2 mijë personave

Drejtor i Shkollës, Jeton Vranovci tha se me ndërtimin e kësaj shkolle është quar përpara amaneti i mësuesve që ranë dëshmorë , dhe sot fëmijët kanë një mundësi më të mirë shkollimi.

“Sot është ditë e veçantë për të gjithë banorët e fshatit dhe nxënësit , sepse sot po krijohen mundësi të reja për të nxënë dituri , dhe kjo u krijua me ndihmën e kryetarit Bali Muharremaj, dhe do ti jemi mirënjohës sepse nxënësit do të kenë kushte më të mira për arsim. Në ndërtimin e kësaj shkollë është quar amaneti përpara i mësuesve që ranë dëshmor. Uroj që ky vit  të jetë plot suksese”, tha ai.

Kryeministri në detyr Haradinaj tha se fshati Terrnje është një prej vendet që mbahët nvete vertet në dhimbjen ma të madhe të mundshme që e ka dikush.

“Terrnja është një prej vendet që mbahët nvete vertet në dhimbjen ma të madhe të mundshme që e ka dikush dhe kjo dhimbje mka ba që atëherë që kurr mos mju hekë prej mendjës, mos më harru edhe përjetimin e ndjenjën që kam pas për ju.

Sot për mu është një moment gëzimi, dhe i falenderoj të gjithë që kanë punu, të gëzohemi së bashku, shtoi Haradinaj.”

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.