Pas rrëshqitjes së dheut në fshatin Semetisht, tani po bëhet largimi i tij nga rruga

12.10.2019

Drejtori i shërbimeve publike së Komunës së Suharekës, Enver Shabani përmes një postimi ka bërë të ditur se në fshatin Semetisht po bëhet largimi i dheut nga rruga. Pasi që në fshatin Semetisht ka rrëshqitur dheu dhe ka bllokuar një pjesë rrugës dhe se duhet pasur kujdes banorët e këtij fshati. “Pas rrëshqitjes së dheut […]

Pas rrëshqitjes së dheut në fshatin Semetisht, tani po bëhet largimi i tij nga rruga Foto: Ilustrim

Drejtori i shërbimeve publike së Komunës së Suharekës, Enver Shabani përmes një postimi ka bërë të ditur se në fshatin Semetisht po bëhet largimi i dheut nga rruga.

Pasi që në fshatin Semetisht ka rrëshqitur dheu dhe ka bllokuar një pjesë rrugës dhe se duhet pasur kujdes banorët e këtij fshati.

“Pas rrëshqitjes së dheut në Semetisht po e bëjmë largimin e tij nga rruga, që të mundësohet qarkullimi i lirë i qytetarëve!”, ka njoftuar Shabani.

Kujtojmë se komuna e Suharekës po për të njëjtin vend në muajin gusht kishte bërë apel për kujdes sepse në këtë vend ka rrezik për shembje masive të dheut, e cila mund ta bllokoj rrugën.

“Organet kompetente kishin vëzhguar situatën dhe se kishin paralajmëruar se do të veprohet sipas mundësive, duke e indentifikuar vendin dhe më tutje do të punohet në sanimin e gjendjes”, i cili ky njoftim u bë më 23 gusht 2019 përmes një postimit të Kryetarit Muharremaj në Facebook.