Parashikimi i motit për sot në Suharekë

11.11.2019

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu. Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, […]

Parashikimi i motit për sot në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës