Parashikimi i motit për sot në Suharekë

22.10.2019

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet stabile. Kjo për shkak të masave të ajrit me presion të lartë atmosferikë. Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet […]

Parashikimi i motit për sot në Suharekë Foto: Ilustrim

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet stabile. Kjo për shkak të masave të ajrit me presion të lartë atmosferikë.

Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.