Parashikimi i motit për nesër në Suharekë

11.09.2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. “Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit kanë mundësi të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu”, njofton IHMK. Po ashtu në njoftim thuhet se: […]

Parashikimi i motit për nesër në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit kanë mundësi të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu”, njofton IHMK.

Po ashtu në njoftim thuhet se: “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”.