06.11.2019, 12:52

Paralajmërohen reshje të borës më 19 nëntor në Kosovë

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka paralajmëruar së nga java e tretë e këtij muaji pritet të ketë ndryshime të motit në Kosovë.

Tahirsylaj tha se pas dy javësh pritet të bjerë edhe bora e parë në Kosovë, duke mohuar se do të ketë reshje intensive.

“Më 19 nëntor pritet të jenë reshjet e para të borës por janë reshje alternative. Do të jenë të qëndrueshme një deri në dy ditë dhe ajo do të shkrihet”, u shpreh ai.

Për dallim nga stina e dimrit në të kaluarën, në këtë vit pritet të ketë temperatura më të ulëta, që sipas meteorologut Tahirsylaj ato pritet të zbresin deri në -20 gradë celsius.

LEXO EDHE:  Drejtori i Arsimit vizitë pune në shkollën e fshatit Leshan me përfaqësuesen e organizatës “Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie"

“Reshje intensive të borës dhe shiut do të këtë në stinën e dimrit kur temperatura më e ulët pritet të jetë diku deri në -20C”, tha ai.

Stina e dimrit fillon më 22 dhjetor dhe mbaron më 20 mars.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.