Njëjtë si vitin e kaluar, Suhareka harron Ditën Ndërkombëtare të Diabetit

15.11.2019

Vitin e kaluar më 14 nëntor 2018 kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në profilin e tij në Facebook, kishte njoftuar se në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, një ekip mjekësor nga QKMF-ja, i kishte vizituar dhe kishin biseduar për aktivitetet e tyre. Për dallim nga Komuna e Prizrenit e cila më 14 nëntor 2019 ka organizuar […]

Njëjtë si vitin e kaluar, Suhareka harron Ditën Ndërkombëtare të Diabetit Foto: Ilustrim

Vitin e kaluar më 14 nëntor 2018 kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në profilin e tij në Facebook, kishte njoftuar se në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, një ekip mjekësor nga QKMF-ja, i kishte vizituar dhe kishin biseduar për aktivitetet e tyre.

Për dallim nga Komuna e Prizrenit e cila më 14 nëntor 2019 ka organizuar aktivitet shëndetësor senzibilues në sheshin Shatërvan ku qytetarët kanë pasur mundësinë t’i bëjnë kontrollet mjekësore falas për të shikuar gjendjen e tyre shëndetësore sa i përket sëmundjes së diabetit, ndërkaq njëkohësisht u dhanë edhe këshilla mjekësore dhe u shpërndanë fletushka informuese rreth kësaj sëmundjeje kronike, një ditë e tillë ka kaluar në heshtje në Komunën e Suharekës. .

Nga praktikat e vendeve tjera jemi mësuar të shohim aktivitete të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, duke filluar nga ato të fushatave senzibilizuese për parandalimin e diabetit deri tek organizimet e ndryshme që kanë për qëllim vetëdijësimin dhe informimin e qytetarëve për sëmundjen e diabetit.

* Në vitin 2014 u bë vlerësimi i përhapjes globale të diabetit * 9% tek të rriturit në moshë mbi 18 vjeç

* Në vitin 2012, rreth 1,5 milionë raste të vdekjeve janë shkaktarë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga diabeti

* Më shumë se 80% e vdekjeve si pasojë e diabetit kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare

* OBSH parasheh që deri në vitin 2030 diabeti të zërë vendin e shtatë në listën e shkaktarëve kryesorë të vdekjeve

* Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti i rregullt fizik, ruajtja e peshës trupore në kufij të normales, dhe evitimi i përdorimit të duhanit mund ta parandalojë, ose ty prolongojë paraqitjen e diabetit tipi 2.

Shefi i grupit parlamentar të asambleistëve të PDK-së në Suharekë, Jeton Rrakaqi mendon që kjo sëmundje është duke na atakuar çdo ditë e më tepër dhe kujdesi ndaj kësaj dite duhet të jetë i respektuar dhe shënuar çdo vit nga organet komunale të paktën me një organizim sadopak të vogël.