Nga Hungaria e Franca tani në Izrael

18.05.2019

Prodhuesi vendor, Shaqir Palushi nga kompania Frutex, brenda pak ditësh ka arritur që pijen ‘Relax’ ta eksportojë duke filluar nga Hungaria e deri në Francë. E themeluar në vitin 1994 dhe e rindërtuar mbas luftës në Kosovë në vitin 1999, firma „ Frutex“ me pronarë FA: Palushi, që nga viti 2006 nxori në treg pijen […]

Nga Hungaria e Franca tani në Izrael Foto: Ilustrim

Prodhuesi vendor, Shaqir Palushi nga kompania Frutex, brenda pak ditësh ka arritur që pijen ‘Relax’ ta eksportojë duke filluar nga Hungaria e deri në Francë.

E themeluar në vitin 1994 dhe e rindërtuar mbas luftës në Kosovë në vitin 1999, firma „ Frutex“ me pronarë FA: Palushi, që nga viti 2006 nxori në treg pijen energjike“ GOLDEN EAGLE“ dhe lëngjet Relax.

Relax falë cilësisë së shpejti u bë pija e preferuar në Kosovë e tani më eksportohet edhe në shumë shtete të botës, deri në Afrikën e largët.

‘Relax” sot shkon edhe në Izrael, ka njoftuar drejtori, Shaqir Palushi.