Nënkryetarja e Suharekës, pjesëmarrëse në prezantimin publik të Planit Komunal të Veprimit për Efiçencë të Energjisë

24.05.2019

Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe mbështetur nga Unioni Evropian dhe GIZ-it gjerman, në Prizren u bë prezantimi publik i Planit Komunal të Veprimit për Efiçencë të Energjisë PKVEE , për Komunat nga Rajoni Zhvillimor Jug. Nga Komuna e Suharekës, pjesëmarrëse ishte nënkryetarja e Komunës znj, Mihrije Berisha Suka, e cila edhe e […]

Nënkryetarja e Suharekës, pjesëmarrëse në prezantimin publik të Planit Komunal të Veprimit për Efiçencë të Energjisë Foto: Ilustrim

Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe mbështetur nga Unioni Evropian dhe GIZ-it gjerman, në Prizren u bë prezantimi publik i Planit Komunal të Veprimit për Efiçencë të Energjisë PKVEE , për Komunat nga Rajoni Zhvillimor Jug.

Nga Komuna e Suharekës, pjesëmarrëse ishte nënkryetarja e Komunës znj, Mihrije Berisha Suka, e cila edhe e pranoi Kartën e Energjisë së Komunave të Kosovës, të cilën më herët e ka nënshkruar kryetari Bali Muharremaj.

Komuna e Suharekës së bashku me Komunat e Rajonit Jug, si: Dragashi, Mamusha dhe Malisheva, janë përfshirë në PKVEE me qëllim të kursimit potencial të Energjisë Elektrike, që janë pjesë e Projektit “Mbështetja për zbatimin e Pakos së 3–të të energjisë me fokus në efiçencën e energjisë dhe energjinë e ripërteritshme”.