09.08.2019, 12:35

Në fshatin Savrovë po rregullohen rrugët lokale

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot filluan punimet në rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Savrovë.

Në fshatin Savrovë po vazhdon rregullimi i rrugëve lokale, të cilat janë në interes të banorëve të këtij fshati.

Gjatë punimeve në rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Savrovë, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me stafin e tij.

Kryetari Muharremaj gjatë takimit me banorët prezent gjatë punimeve ka thënë se: “Sot po vazhdojmë me rregullimin e rrugëve lokale ne fshatin Savrovë”. Puna nuk do të ndalet”.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë