Në fshatin Dobërdelan dikur ishte deponi e bërllogut tani fushë sportive

11.07.2019

Së shpejti rinia e fshatit Dobërdelan do të kenë mundësi të luajnë në një fushë sportive të re. I pari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se më fshatin Dobërdelan së shpejti do të bëhet një investim në të mirën e të rinjve të këtij fshati. Komuna e Suharekës ka vendosur që në […]

Në fshatin Dobërdelan dikur ishte deponi e bërllogut tani fushë sportive Foto: Ilustrim

Së shpejti rinia e fshatit Dobërdelan do të kenë mundësi të luajnë në një fushë sportive të re.

I pari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se më fshatin Dobërdelan së shpejti do të bëhet një investim në të mirën e të rinjve të këtij fshati.

Komuna e Suharekës ka vendosur që në këtë fshat të bëjë një investim në vendin ku dikur ishte një deponi e madhe e bërllogut tani do të ndërtohet një fushë e re sportive.

“Aty dikur ishte një deponi e madhe e mbeturinave, ndërsa tani me investimin e ri,në këtë pjesë të rinjët nga Dobërdelani do ta kenë një fushë të re sportive”, ka shkruar Kryetari Muharremaj në Facebook.

Sipas Muharremajt ky fshat ka nevojë edhe për investime tjera.

Po ashtu Kryrtari Muharremaj ka shkruar se: “Në fshatin Dobërdelan ka nevojë për investime tjera, të cilat gradualisht do ti realizojmë me bashkpunim me qytetarët dhe angazhim tonë të sinqertë në punë”.