22.04.2019, 14:11

Në “Ditën e Tokës”, kryetari Muharremaj kujdeset për ambientin

Në “Ditën e Tokës”, angazhohemi secili për një ambient që do të donim t’ia dhurojmë së ardhmes.

“Secili prej nesh mund të bëjë pak, ku bashkarisht mund ta realizojmë një synim për Therandën e gjelbërt”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Muharremaj.

Kujtojmë se edhe në Kosovë po shënohet kjo ditë përmes mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit, aktivitete këto të organizuara nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Let’s Do It Kosova.

Ndryshe, më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj.

LEXO EDHE:  Suharekë: Ka filluar ndërtimi i rezervuarit të ujit në Biraq
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.