11.06.2019, 13:24

Nderohen të rënët për liri në fshatin Peqan

Sot, në fshatin Peqan, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e luftës së UÇK-së.

Në këtë manifestim përkujtimor, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve të këtij fshati, ai tha se ky vend i ka dhënë shumë çështjes kombëtare, duke dhënë djemtë më të mirë.

“Dëshmorët dhe Martirët e fshatit Peqan me guxim e vendosmëri treguan se si duhet atdheu.”, ka shtuar tutje kryetari Muharremaj.

Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijojnë do ta kujtojnë për herë.

Po ashtu, Kryetari Muharremaj në një fjalim rasti tha se: “Sakrifica e tyre është kujtimi që sjell dhimbje dhe krenari”.

LEXO EDHE:  Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme në Suharekë

Programi vazhdoi me këngë e valla burimore shqiptare si dhe recitale nga nxënësit e fshatit Peqan.

Lavdi e përjetshme !

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.