02.09.2019, 9:31

Muharremaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Në të gjitha shkollat e Kosovës sot fillon viti i ri shkollor 2019-2020.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka uruar vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësimdhënsve.

Ai u shpreh së nuk ka ditë më madhështore, se sa dita e parë kur edhe fillon mësimi.

“Nuk ka ditë më madhështore, se sa dita e parë kur fillon mësimi. 
Ai gëzim vërehet më së shumti tek nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre”.

Ai sot vizitoj Shkollën fillore ” Shaban Mazreku ” në Sopi.

LEXO EDHE:  Artan Sallauka nga Budakova me projekt për ta futur Kosovën në UNESCO, synohet punësimi i 2 mijë personave

E vizitova këtë mëngjes Shkollën Fillore “Shaban Mazreku” në Sopi, për të uruar fillimin e këtij viti shkollor me dëshirën për shumë suksese.” shkroi Muharremaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.