Muharremaj: Të rinjtë e Suharekës më meritorët për pastrimin e ambientit

08.02.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës ka pritur në takim Kuvendin e Të Rinjëve duke u ofruar mbështetjen e tij dhe duke iu atribuar atyre meritat për pastrimin e ambientit. Ata janë më meritorët për pastrimin e ambientit, ku ne për këtë si komunë morrëm edhe donacione për rregullimin e ambientit. Unë […]

Muharremaj: Të rinjtë e Suharekës më meritorët për pastrimin e ambientit Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës ka pritur në takim Kuvendin e Të Rinjëve duke u ofruar mbështetjen e tij dhe duke iu atribuar atyre meritat për pastrimin e ambientit.

Ata janë më meritorët për pastrimin e ambientit, ku ne për këtë si komunë morrëm edhe donacione për rregullimin e ambientit.

Unë besoj në vullnetin e tyre dhe energjinë që e posedojnë. Ata me aktivitete humanitare kanë dëshmuar se janë të gatshëm t’i ndihmojnë ata që kanë nevojë, duke krijuar shembullin e mirë për shoqërinë tonë.

Si Këshill i Veprimit Rinor Lokal, do ta kenë mbështetjen time gjithmonë, ka njoftuar kryetari Muharremaj përmes profilit të tij në Facebook.