30.10.2019, 11:53

Muharremaj takon stafin e drejtorisë së Urbanizmit u diskutua për realizimin e planeve dhe projekteve të këtij digasteri

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka takuar edhe stafin e drejtorisë së Urbanizmit të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, pas takimit me drejtorinë e Kadastrës, ka takuar edhe zyrtarët e drejtorisë së Urbanizmit dhe drejtoreshën e kësaj drejtorie.

Kryetari, ka bashkëbiseduar me zyrtarët e kësaj drejtorie për realizimin e planeve dhe projekteve që i takojnë këtij digasteri.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Muharremaj është shprehur: “Edhe me stafin e Drejtorisë së Urbanizmit po diskutojmë çështjet kryesore të realizmit të projekteve, të cilat janë në procedurë e sipër”.

“Mbi të gjitha jemi të fokusuar në zbatimin e ligjit dhe respektimin e rregullave”, ka thënë në fund, kryetari Muharremaj.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.