Muharremaj: Një park i ri me kushte moderne për të gjitha gjeneratat, do të përurohet shumë shpejtë në Sallagrazhdë

22.10.2019

Fshati Sallagrazhd i Komunës së Suharekës do të behët me park të ri. Ketë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, para një muaji ku sipas tij parku do të ketë kushte moderne dhe do të jetë i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat. “Parku do të ketë kushte moderne, i […]

Muharremaj: Një park i ri me kushte moderne për të gjitha gjeneratat, do të përurohet shumë shpejtë në Sallagrazhdë Foto: Ilustrim

Fshati Sallagrazhd i Komunës së Suharekës do të behët me park të ri.

Ketë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, para një muaji ku sipas tij parku do të ketë kushte moderne dhe do të jetë i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat.

“Parku do të ketë kushte moderne, i përshtatshëm për të gjitha moshat. Angazhimi në teren nuk do të ndalet”, u shpreh Muharremaj.

“Rregullimi i ambienteve nëpër mjedise të ndryshme është prioriteti qeverisjes lokale. Kështu, përmirësimi i mjedisit dhe krijimi i hapësirave për rekreacion po bëhet përmes ndërtimit të parqeve nëpër fshatra të Komunës sonë. Sot solemnisht ka filluar të ndërtohet parku në fshatin Sallagrazhdë. Ky park do të ketë kushte moderne dhe do të jetë i përshtatshëm për të gjitha moshat”.

Ani pse ditë më parë ky park ishte demtuar nga disa persona, ku reagoi kryetari dhe ftoj Policinë e Kosovës që të marrin masa në zbardhjen e rastit dhe të veprojnë sipas ligjit.

”Kjo është e patolerueshme. Persona të pandërgjegjshëm natën i kanë dëmtuar punimet, që po bëhen në parkun e ri i cili po ndërtohet në Sallagrazhdë.I ftoj Policinë e Kosovës që të marrin masa në zbardhjen e rastit dhe të veprojnë sipas ligjit. Ky park do të rregullohet dhe bashkë me qytetarët do ta mbrojmë atë. Prona publike mbrohet me ligj dhe askush nuk ka të drejtë ta cënoj apo dëmtoj atë. Vullnetin për punë dhe angazhimin për ta zhvilluar komunën, nuk ka të drejtë askush ta ndalë dhe nuk do ta lejojmë. Këtë park pasi të ndërtohet dhe i cili do të përurohet shumë shpejt, do ta gëzojnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm”, kishte reaguar Muharremaj.

E, sot kryetari Muharremaj postoj një fotografi ku parku shihej i ndërtuar dhe rregulluar me kushte moderne, ku se shpejti pritet edhe të përurohet.

”Ndryshimi sigurisht se po vërehet. Një park i ri me kushte moderne për të gjitha gjeneratat, do të përurohet shumë shpejtë në Sallagrazhdë”, shtoi Muharremaj.