Muharremaj në vizitë zyrtare në Sarandë

21.08.2019

Kryetari Bali Muharremaj sot takoi kryetarin e Bashkisë së Sarandës. Komuna e Suharekës është e binjakëzuar me Bashkinë e Sarandës, andaj të dy kryetarët kanë bashkëbisedsuar në frymën e bashkëpuinimit të proceseve të mëtutjeshme të të dyja qyteteve. Lidhur me këtë takim, kryetari Muharremaj është shprehur: “Kam zhvilluar takim me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës z.Adrian […]

Muharremaj në vizitë zyrtare në Sarandë Foto: Ilustrim

Kryetari Bali Muharremaj sot takoi kryetarin e Bashkisë së Sarandës.

Komuna e Suharekës është e binjakëzuar me Bashkinë e Sarandës, andaj të dy kryetarët kanë bashkëbisedsuar në frymën e bashkëpuinimit të proceseve të mëtutjeshme të të dyja qyteteve.

Lidhur me këtë takim, kryetari Muharremaj është shprehur: 
“Kam zhvilluar takim me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës z.Adrian Gurma, z.Ramiz Husi (Zëvendëskryetarin) dhe z.Eleron Gjoni (Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë)”.


“Kryetarin e urova për detyrën e re dhe natyrisht e shpreha vullnetin dhe dëshirën, që ta vazhdojmë bashkëpunimin në shumë sfera, pra si dy qytete tashmë të binjakëzuara”. shkroi Muharremaj.