30.10.2019, 14:24

Muharremaj me të rinjtë numëron sukseset e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një takim me të rinjtë të Suharekës kanë shpalosur të arriturat që kanë realizuar së bashku në projekte të caktuara.

Kemi qenë bashkë në dhjetra aktivitete të cilat i kemi realizuar me synimin që ta themelojmë ndryshimin.

Jemi takuar poashtu duke ngjyrosur mure të cilat i kanë rezistu kohës dhe idetë tuaja kreative, kanë shfaqë me motivin e mirë idenë e qytetit të ngjyrave.

Në dhjetra aktivitete pastrimi kudo në territorin e Komunës së Therandës, dëshmuam se jemi të vendosur për Komunën ma të pastër në Kosovë.

I njejti vullnet na përcolli për idenë e komunës më të gjelbërt në Kosovë. Mbi 3000 drunjë dekorativ po mbillen kudo sot në fshatra e qytet, dhe ju ishit të parët që i mbollët pemët nëse ju kujtohet.

Shumë bursa janë dhënë për nxënës e studentë, për të stimuluar vullnetin tuaj dhe për ta realizuar ëndrrën e rrugëtimit të studimeve.

Jam intersuar me gjithë vullnetin dhe angazhimin tim, për ti pajisur shkollat me laboratore moderne të cilat ju ndihmojnë për mësim cilësor.

Siguria në shkolla ka qenë një prej varianteve të cilat i kemi ballafaquar direkt problemet.

LEXO EDHE:  Drejtori i Arsimit vizitë pune në shkollën e fshatit Leshan me përfaqësuesen e organizatës “Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie"

Lokalet që dikur promovonin dukuri negative u mbyllen tek Gjimnazi “Jeta e Re” dhe brenda oborrit ekziston sot lokali dhe një e tillë do të realizohet edhe në Shkollën Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë. Kjo u realizua me një bashkëpunim shumë të mirë me subjektet politike në Asamblenë Komunale.

Në Shkollën e Mesme Teknike ” Skënder Luarasi” sot si kurrë më parë ka kushte për mësim praktik.

Në hyrje të qytetit sot ekziston murali i ideuar edhe me idetë tuaja, që të jep përshtypjen se ky qytet është edhe i të rinjëve.

Jemi takuar në Shtigjet e Ecjes, tek Parku i Qytetit, Biblioteka e Qytetit kudo në aktivitete rinore.

Institucionalisht kemi përkrahur me projekte të rinjët, të cilët kanë realizuar projektet inovative dhe qëllim të mirë.

A kemi mundur të realizojmë shumë
më tepër ?

Sigurisht që po. Për këtë jam i sigurtë se bashkë kemi ende vullnet për energji të reja.

Jam i hapur edhe si shok i juaji, e poashtu si kryetar komune që me dëgju ide, këshilla, vërejtje e sygjerime.

Prandaj ëndrrat e mëdha i realizojmë vetëm bashkë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.